back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportHemilton triumfon në Kinë, Fetel konfirmohet në garën për titull

Hemilton triumfon në Kinë, Fetel konfirmohet në garën për titull

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Piloti britanik i Mercedesit, Luis Hemilton, ka triumfuar në garën e dytë të kampionatit botëror të Formula 1 që u zhvillua sot në Kinë. Në një pistë të lagur nga rreshjet e shiut, ai e nisi garën nga vendi i parë duke qënë se dje në provat zyrtare fitoi “pole position” dhe e ruajti këtë pozicion deri në fund.

Pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel, i cili gjithashtu ruajti vendin nga i cili e nisi garën. Vendin e fundit në podium e mori piloti holandez i Red Bullit, Maks Vershtapen, i cili bëri një garë mbresëlënëse duke rikuperuar 13 pozicione nga nisja.

Treshen e dytë poshtë podiumit e zunë shokët e skuadrave të pilotëve të sipërpërmendur, me Riçiardon e Red Bullit që doli i 4-ti, Raikonen i Ferrarit i 5-ti dhe Botas i Mercedesit i 6-i.

formula 1 kine

Pas dy garash, klasifikimi i përgjithshëm për pilotë bashkëkryesohet nga Hemilton dhe Fetel, teksa të dy kanë regjistruar nga një fitore dhe një vend të dytë në dy garat e para të zhvilluara në Australi dhe Kinë. Lufta për titullin kampion sapo ka nisur dhe këtë vit duket se do të jetë mjaft interesante me Ferrarin e rikthyer pretendent pas shumë viteve zhgënjim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz