BallinaLajmeVeseli diskuton me ekspertët në Mitrovicë për punësimin (video+foto)

Veseli diskuton me ekspertët në Mitrovicë për punësimin (video+foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar të enjten gjatë ditës me profesorë dhe ekspertë të ekonomisë për punësim në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë diskutimit në Universitetin “Isa Boletini”, lideri i PDK-së kërkoi nga ekspertët e ekonomisë të paraqesin ide konkrete se si ata e shohin të ardhmen e zhvillimit ekonomik e cila do të krijonte më shumë vende pune për qytetarët e Kosovës.

“Pse po stagnon Kosova, kush është fajtor dhe a ka mundësi për të dalë nga kjo situatë. Cilat janë idetë e juaja, mendimet e juaja. Po ua jap fjalën se ky bashkëbisedim nuk do të jetë pjesë e ambienteve të mbyllura”, tha Veseli në hapje të diskutimit.

Profesoresha e gjeoshkencave, Florije Kabashi ka propozuar që në Mitrovicë të themelohet një institut i specializuar ku do të klasifikoheshin dhe certifikoheshin xehet minenerare në qytetin industrial, e jo të shiten vetëm si lënë e parë e cila sipas saj, nuk sjell profit të mjaftueshëm për zhvillim ekonomik.

“Ekonomia e një vendi rritet vetëm në atë mënyrë kur ekonomia materiale tejkalon ekonominë e lëndëve të para, investojmë në lëndë të para më pak dhe shesim materiale më shumë”, tha Florije Kabashi

Edhe drejtori i Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, Ahmet Tmava, propozoi që pas miratimit të ligjit për gjigantin metalurgjik, të veprohet në hartimin e strategjisë zhvillimore të Trepçës ku siç tha ai mund të hapen mijëra vende të reja pune.

Në fund të diskutimit, kryetari Veseli tha se idetë e ekspertëve do ti ndihmojnë në hartimin e platformës së re për zhvillimin ekonomik të vendit.

Displaying Veseli Mitrovice 2.JPG

Displaying Veseli Mitrovice 3.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz