Ismail Morina i njohur si Ballisti është arrestuar në Itali, pasi ishte kapur duke drejtuar një dron në një vend të ndaluar
I njohur për dronin që lëshoi në Beograd në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë me 14 tetor të vitit 2014, Ismail Morina është arrestuar në Itali, pikërisht për shkak të dronit.
Ballisti është ndaluar nga policia e Xhenovës në zonën e malit Faske ku ishte duke fluturuar një dron me telekomandë.
Rregullat e përdorimit të pajisjeve të tilla e ndalojnë aktivitetin gjatë natës dhe në zona të veçanta si mali Faske, ndaj policia i ka sekuestruar Ballistit dronin dhe telekomandën e tij.
Pas arrestimit, për 35-vjeçarin shqiptar u mor vendimi i përjashtimit të tij nga territori i komunës së Xhenovës. /Express/