back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeThaçi: Themelimi i Ushtrisë tanimë është domosdoshmëri

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë tanimë është domosdoshmëri

Të ngjajshme

Nait Hasani dhe vëllezërit e Thaçit sot në Hagë për dëshminë e James Rubin

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do...

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Thaçi ka thënë se do të punojnë për të bindur të gjithë  derisa ka bërë të ditur se ka edhe një plan veprimi.

“Do të punojmë maksimalisht për të bindur të gjithë. Do të kemi një plan veprimi. Iniciativa ime nuk kthehet prapa. Qeveria do ti kryej obligmet e saj. Opinionet e tri ministrive janë pozitive. Ne as nuk duhet të nxitohemi dhe as të vonohemi në këtë proces. Duam një vendimmarrje të suksesshme”, ka thënë presidenti.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në diskutimin e forumit “Fol Hapur”. Në këtë forum Thaçi, ka folur edhe për krijimin e ushtrisë.

Thaçi ka thënë se Kosova e ka të pamundur anëtarësimin në Nato pa ushtri, shkruan Indeksonline.

“Siç jeni të njoftuar iniciativa për ndryshimin e mandatit të FSK-së është legjitime dhe në funksion të shtetit ligjor. Iniciativën e kam ndërmarr me bindjen se janë shterrur mundësitë që ky proces të ndodh me ndryshime kushtetuese. Kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur anëtarësimin në NATO pa pasur ushtri”, është shprehur presidenti.

Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme për themelimin e ushtrisë dhe ruajtjen e partneritetit me Naton dhe SHBA-në.

“Institucionet e Kosovës, partitë politike dhe shoqëria civile janë të gatshme për të bërë hapin për themelimin e ushtrisë. Institucionet janë të vetdijësume për ruatjen e partneritetit me Naton dhe SHBA- në . Si president i vendit e kam për obligim sëbashku të themelojmë ushtrinë dhe të ruajmë bashkëpunimin me partnerët strategjik. Dallimi i vetëm me partnerët tanë është vetëm qasja. Ata kërkojnë qe ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese. Së fundi edhe SHBA dhe NATO kanë konfirmuar gatishmërine e tyre të ndimojnë institucionet për të siguruar mbeshtetjen e serbëve për të themeluar ushtrinë me ndryshime kushtetuese. E çmoj këtë angazhim”.

Thaçi  nuk ka dashur të komentoj deklaratat e ambasadorit Greg Delawie për krijim e ushtrisë.

“Nuk jam këtu të komentoj deklaratat e askujt dhe as të ambasadorit Delawie. Kosova është vonuar në themelimin e Ushtrisë. Nuk jam këtu të drejtoj gishtin ndaj askujt. Por në 2014 kemi pasur përkrahjen që ky proces të ndodhë por për shkak të agjendave elektorale u shty. Iniciativa ime është ligjore dhe e drejtë. Nuk ka konfrontim me ndërkombetaret. Kosova duhet ta ketë ushtrinë. Askush nuk mund të vejë veto për ushtrinë”, ka deklaruar presidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz