back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit ia vë shiritin e kuq një ndërtimi pa leje...

Komuna e Drenasit ia vë shiritin e kuq një ndërtimi pa leje në Komoran

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Drejtoria e Inspeksionit, ka vazhduar edhe javën e kaluar në  marrjen e masave ndëshkimore  për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9” , përkatësisht në afërsi të “Autostradës M9” në Komoran.

Me 30.03.2017,  një subjekti afarist  i janë ndaluar punimet në ndërtimin e objektit me sipërfaqe 2000 m2,  dhe i është vendosur shiriti për rreth objektit, në rast të vazhdimit punimeve do të merren masa në rrënimin e ndërtimit pa leje ndërtimore. Ndaj Komuna e Drenasit fton qytetarët  që të jenë bashkëpunues dhe të njoftojnë Drejtorinë e Inspeksionit për ndërtimet të cilat bëhen në zonën e masës së komosacionit dhe ndërtimit që bëhen në pronën (sipërfaqën) komunale.

Kujtojmë së Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Drenas, është në mbikëqyrje të vazhdushme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veqanti në zonat nën masën e komosacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj. Ftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të paisur me leje ndërtimi, në të kundërten, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim. Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim, thuhet në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton Drenica Press

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz