back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeIsh shefi i AKI-së këshilltar te Thaçi

Ish shefi i AKI-së këshilltar te Thaçi

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, së fundit është angazhuar si këshilltar politik i Presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Bashkim Smakaj ishte dorëhequr nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në Janar të 2015-s, pak kohë pasi në media kishin rrjedhur disa informacione sekrete nga AKI-ja.

Tash, në faqen e presidentit të vendit, emri i Smakajt figuron si njëri nga 11 këshilltarët politik të Hashim Thaçit.

Në faqen e Presidencës, për ish-kryespiunin, sikurse edhe për anëtaret tjerë të Kabinetit të Presidentit nuk jepen të dhëna tjera e as biografi, përveç emrit dhe pozitës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë periudhës gjashtë vjeçare sa AKI’ja drejtohej nga Smakaj, që prej themelimit të inteligjencës kosovare, si shef i saj,ai ishte përballur edhe me skandale tjera si punësimet dhe tender për ‘dosta’, shmangie e kontrollit parlamentar e deri tendenca për të kidnapuar njerëz.

Por, rasti më i rëndë ishte operacioni i dekonspiruar i kthimit të fëmijës Erion Zena nga Siria, ku edhe AKI’së pretendohej se i ishin vrarë disa agjentë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz