Janë numëruar pothuajse të gjitha votat e zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën ditën e djeshme në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (RIK), teksa vihet në dukje se janë numëruar 91.32 për qind të votave, theksohet se kryeministri i vendit dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç ka marrë 55.1 për qind të votave.

Sasha Jankoviç ka marrë 16.27 për qind të votave, ndërsa Luka Maksimoviç ka marrë 9.44 për qind të votave.
Ndërsa nga kandidatët e tjerë Vuk Jeremiç ka fituar 5.64 për qind, Vojisllav Sheshel 4.47 për qind, Boshko Obradoviç 2.3 për qind, Nenad Çanak 1.14 për qind, Sasha Raduloviç, 1.41 për qind, Milan Stamatoviç 1.2 për qind, Aleksandar Popoviç 1.04 për qind dhe Mirosllav Paroviç, 0.32 për qind.
Në një deklaratë të bërë nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), është njoftuar se nuk do të ndryshojnë rezultatin votat që vijnë nga Kosova, numërimi i cilave ende nuk është përfunduar.
Ndërkohë Vuçiç, në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmë kishte shpaluar fitoren duke theksuar se sipas të dhënave që posedojnë kanë fituar me një diferencë të madhe.
Vuçiç i cili gjatë periudhës kryeministrore ka ndjekur një politikë pro-BE dhe në të njëjtën kohë ka mbetur një marrëdhënie të afërt me Rusinë të cilën e ka cilësuar “aleat tradicional”, pritet që edhe në periudhën e presidencës të ndjekë një politikë të ngjashme.
Ndërsa mandati i presidenti aktual Tomislav Nikoliç do të përfundojë më 31 maj të këtij viti.