back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci viziton ordinancën stomatologjike të OJQ "Team Albania"

Lladrovci viziton ordinancën stomatologjike të OJQ “Team Albania”

Të ngjajshme

Dhunohet një femër e mitur në Fushë-Kosovë

Një femër e mitur raportohet të jetë dhunuar seksualisht...

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një...

Musliu: Kurti ishte i dërguari i posaçëm i Dejona Mihalit në takim me Presidenten Osmani

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytetit

Komuna e Istogut ka ndarë 14 mijë e 920...

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë e mëhershme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe...

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka vizituar ordinancën stomatologjike të OJQ “Team Albania” e cila funksionon në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është njoftuar për së afërmi nga përfaqësuesit e OJQ-së “Team Albania” për punën dhe funksionin që kryejnë në shërbimet stomatologjike për qytetarët e Komunës së Drenasit. Bashkëshortet, Per dhe Malfrid Nordli nga Norvegjia të cilet edhe janë financuaes të këtij projekti, treguan se shërbimet stomatologjike që kryhen nga kjo ordinancë janë falas për familjet që janë në raste sociale, ku deri më tani kanë kryer rreth 400 familje.

Kryetari Lladrovci në këtë takim është pritur edhe nga koordinatori Xhemail Bytyqi dhe Afërdita Bytyqi, dy doktoreshat, Dr. Manushaqe Veliu dhe Dr. Shqipdona Morina dhe tri asistente. Para se të nis takimi në lokalin e kësaj ordinance, kryetari Lladrovci u kërkojë falje përfaqësuesve të OJQ-së, për ndërhyrjen të cilat ishin bërë në objektin e ordinancës ku ata shfrytëzojnë, nga stafi menaxhues i QKMF-së.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar organizatën “Team Albanian” për punën dhe angazhimin për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe ka premtuar organizatës përkrahje dhe mbështetjen edhe në të ardhmen. Komuna e Drenasit dhe organizata “Team Albania” ka marrëveshje bashkëpunimi për qëllimin e përkujdesjes për shëndetin oral-stomatologjik për persona me gjendje të rëndë ekonomike e sociale.

Kjo marrëveshje parasheh ofrimin e shërbimit në rregullimin e dhëmbëve, shërimi, pastrimi dhe nxjerrja e dhëmbëve duke e parë të nevojshme tek familjet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale, duke angazhuar staf mjeksor profesional.

Organizata norvegjeze “Team Albania” me seli në Kosovë financon këtë projekt duke siguruar të gjitha paisjet e nevojshme dhe materialin shpenzues, ndërsa Komuna e Drenasit ka lëshuar një lokal kësaj ordinance në katin e parë të QKMF-së në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz