back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaKulturëKjo kompani amerikane kërkon 120 mijë euro dëmshpërblim nga Stupcat

Kjo kompani amerikane kërkon 120 mijë euro dëmshpërblim nga Stupcat

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kompania amerikane për menaxhimin e të drejtave dhe publikimin e materialeve digjitale “OnAir.FM” me seli në California të SHBA-së, ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kompaninë “Stupcat Group” që udhëhiqet nga aktorët e humorit, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, nga të cilët kërkojnë dëmshpërblim në vlerë prej 120 mijë euro për shkelje të kontratës në mënyrë të njëanshme.

OnAir.FM ka vendosur që shkeljen e kontratës nga ana e Stupcave ta zgjidhë përmes institucioneve të drejtësisë në Kosovë, e jo përmes intrigave e manipulimeve mediale, siç janë përpjekur të bëjnë aktorët e grupit Stupcat.

OnAir.FM ka autorizuar avokatin e mirënjohur kosovar, Hasan Hoti që të përfaqësojë padinë e shkeljes së kontratës që kanë bërë pronarët e grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi.

Ne besojmë që drejtësia Kosovare do të veproj shpejt dhe t’i japë fund mashtrimeve dhe trillimeve të këtyre personave, të cilët përpiqen që famën e tyre ta përdorin vetëm për përfitime materiale dhe në dëm të të tjerëve dhe në kundështim të kontratës sipas ligjeve në fuqi.

OnAir.FM si kompani amerikane do ta mbajë të informuar për gjithë procesin e zgjidhjes së këtij kontesti edhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, thuhet në njoftimin e kompanisë “OnAir.FM”

Të Fundit

Sport

ShowBiz