back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeATK me njoftim të ri për qytetarët rreth kuponëve fiskalë

ATK me njoftim të ri për qytetarët rreth kuponëve fiskalë

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për TM1/2017 (tremujorin e parë 2017)

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2017, fillon nga data 01 prill 2017 deri me 30 prill 2017.

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 prill 2017 deri me 04 maj 2017 (ora 16:00).

ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.o… për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz