back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNuk ka marrëveshje për linjë fluturuese mes Kosovës dhe Serbisë

Nuk ka marrëveshje për linjë fluturuese mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjajshme

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

A je normal? Kenan Yildiz shënon eurogol ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit për...

Moti për nesër

Mendimi për motin – 12.09.2025 Të dielen duke shkuar nga...

Kosova nuk ka marrëveshje me Serbinë për kurrfarë linje fluturuese mes Prishtinës dhe Beogradit e as për hapjen e korridorit mes dy shteteve, ka deklaruar drejtori i Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj para Komisionit Parlamentar për Siguri.

Reagimi i tij erdhi pas pyetjes se deputetit serbe, Bojan Mitiq i cili tha se bazuar në informacionet e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel për këtë çështje. Për çka reagoi edhe kreu i Komisionit Daut Haradinaj duke kërkuar sqarime se kush është duke gënjyer, raporton KTV.

Por Gjonbalaj theksoi se ai nuk është dijeni për këtë marrëveshje, duke thënë se megjithatë ka një pajtim në parim, por që pa u hapur korridori ajror, i cili nënkupton njohjen paraprake të shteteve, nuk do të ketë fluturim ajror mes Kosovës dhe Beogradit.

Ai theksoi se Kosova po përgatitet për të marrë kompetencat në navigimin ajror për të cilin janë ndarë 35 milionë euro.

“Serbia nuk ka asnjë lloj kompetence për hapësirën ajrore të Kosovës. Serbia është e vërtet se ka pasur përpjekje dhe ka kërkuar kontrollin ajror të Kosovës, por kjo temë asnjë herë nuk është trajtuar nga autoriteti i aviacionit civil, sepse është e pa mundur të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Gjonbalaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz