back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAutoriteti i Konkurrencës pro hapjes së tregut të energjisë, kërkon të mos...

Autoriteti i Konkurrencës pro hapjes së tregut të energjisë, kërkon të mos ketë fiksime të çmimeve

Të ngjajshme

Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për...

KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani, jep detaje

KFOR-i është deklaruar për takimin lamturmirës të komandantit të...

Tjetër supergol nga Calhanoglu në derbi Juventus-Inter, barazohet rezultati

Skuadra e Interit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është deklaruar pro hapjes së tregut të energjisë elektrike.

Në një takim të zhvilluar mes zyrtarëve të AKK-së dhe atyre nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, me temën “trajtimi i iniciativës për liberalizimin e tregut në sektorin e energjisë”, u tha se AKK-ja inkurajon iniciativën për fillimin e liberalizimit të tregut në fushën e energjisë.

Veç kësaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjithherë rekomandon licencimin e operatorëve të ri në tregun kosovar, jo vetëm në sektorin e Energjisë por edhe sektorët tjerë ekonomikë që si qëllim kryesor ka kualitetin e produktit, çmimet e arsyeshme dhe mundësitë më të mëdha për të zgjedhur.

AKK thotë të jenë dakorduar me zyrtarët e ZRRE-së që, gjatë licencimit të operatorëve të rinj, të konsultohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve të cilat, në veçanti kanë të bëjnë me përcaktimin e çmimit në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, por jo vetëm.

“Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve ndalon edhe kufizimet apo kontrollimet e prodhimeve, tregjeve apo zhvillimeve teknike, ndarjet e tregjeve apo burimet furnizuese, kushtet jo të barabarta të ndërmarrjeve në transaksione, kushte që nuk kanë të bëjnë me natyrën e objektit gjatë lidhjes së kontratës si dhe refuzimi i hyrjes së ndërmarrjes tjetër duke dhënë shpërblime apo ndonjë formë tjetër për të mos i bërë konkurrencë ndërmarrjes me pozitë dominuese, etj”, thotë AKK në një njoftim për media.

Vlerësimet e AKK-së ishin se me liberalizim nënkuptohet mundësia që konsumatori të ketë mundësi zgjedhje të kualitetit dhe çmimit më të arsyeshëm, në të kundërtën “fiksimi i çmimit dhe ndarja e tregut nuk janë dhe nuk konsiderohet liberalizim i tregut”.

“Parimisht Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjithherë insiston që mos të ketë ngritje çmimesh duke pas parasysh gjendjen e popullatës dhe standardin e qytetarëve në Kosovë dhe se çmimet t’i përcaktoj konkurrenca e lirë e tregut”, thuhet në njoftimin për media të AKK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz