back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleKomisioni për Punë të Brendshme... vizitoi Stacionin Policor në Zubin Potok

Komisioni për Punë të Brendshme… vizitoi Stacionin Policor në Zubin Potok

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

 

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i kryesuar nga Ganimete Musliu, zëvendëskryetare e Komisionit, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku u prit nga Komandanti i Stacionit, Toger Zvezdan Milojeviq, me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me kushtet e punës, sfidat në punët e përditshme në ushtrimin e detyrave policore, si dhe për zbatimin e Ligjit për Policinë e Kosovës.

Komandanti i Stacionit, Milojeviq, theksoi nevojën për përmirësimin e kushteve të punës si dhe për avancimin e teknologjisë e të mjeteve të punës.

U bë e ditur, po ashtu, se kjo është vizita e parë e realizuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit u theksua se kërkesat e paraqitura në këtë takim do të adresohen tek autoritetet kompetente, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të Policisë së Kosovës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz