Shkruan Xhavit Drenori
Pas marrjes se informacionit nga banorë te Komoranit, nga pozicioni i Anëtarit të Komisionit për monitorimin e projekteve vizitova vendpunishten.
Aty gjeta Kryetarin Lladrovci me një kazme në dorë duke i marrë mostrat në disa segmente tė rrugës.
Kryetarin po e shoqeronte edhe Drejtori i Urbanizmit dhe Zyrtarë nga kjo e fundit. Gjithashtu edhe një medium ishte aty prezent (mu duk që ishte nga KLAN KOSOVA).
Mu ba zemra mal kur pashë Kryetarin me mjetin e punës në dorë dhe qe nuk leshonte pe fare karshi punëkryesit, i cili me gjasë ishte zënë në flagrancë duke punuar jashtë paramasave (tenderit). Me vete thashë: mbi 70% e punimeve që kemi vizituar këto dy vitet e fundit i kemi hasur duke punuar jasht çdo standardi, por kot, nuk arritem asnjëherë të ndalojmë këtë formë të korrupsionit (hajnisë direkte) të parasë së qytetarëve.
Në zyren e kryetarit është i deponuar një raport i komisionit për monitorimin e projekteve dhe aty janë të faktuara keqperdorimet që zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit kishin bërë gjatë ushtrimit të detyres (krim i organizuua piramidal nga Drejtori deri të zyrtarë të administratës).
Shtrohet pyetje e thjeshtë:
Pse Kryetari e ri emëroj të njëjtin Drejtor në këtë dikaster, sado që ishin faktuar shkeljet?
A ka thirrë zyrtarë te Drejtorisë së Urbanizmit para pergjegjësisë për mbikqyrje dhe pranim të punimeve jasht çdo standardi (mbulim i krimit)?
PS.: vitin e kaluar me ekipen time i disa rrugëve i’u patëm “sheru” plagët.
Të shoresojmë që këtë vit Kryetari nuk do lejoj mu ndërtu keq rrugë dhe kanalizime!
PS.2: jemi në monitorim të çdo pune në Komunë. Për punë të mira do e perkrahim Kryetarin ndërsa për të kundërten do na ketë kundështarët më të zeshëm!