back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrejtori i Arsimit në Drenas flet për rregulloren e ndalimit të shamisë,...

Drejtori i Arsimit në Drenas flet për rregulloren e ndalimit të shamisë, mjekrës dhe xhinseve në shkolla

Të ngjajshme

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është “i...

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? 

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari...

Komuna e Drenasit është duke e përgatitur një rregullore përmes së cilës nxënësit e shkollave të kësaj komune nuk do të mundë të veshin minifunde, xhinse, femrat nuk do të mund të shkojnë në objektet arsimore me shami si dhe meshkujt me mjekër të gjatë. E për jetësimin e një rregulloreje të tillë, komuna që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci nuk e ka marrë lejen e Ministrisë së Arsimit.

Do të jetë Asambleja Komunale ajo e cila do të vendosë se a do të jetësohet një rregullore e tillë. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Daut Thaqi, të shtunë për Express, ka bërë të ditur se ky projekt-propozim është në fazën fillestare dhe se për implementimin e tij do të vendosin asamblistët e kësaj komune.

“Ajo rregullore është një projekt-propozim që është dhënë nga zyra e kryetarit. Nuk e kemi dërgua ende në asamble. Ajo është në procedurë. Ende nuk ka dal në asamble”, ka thënë Thaqi për Express.

Ai thotë se një rregullore e tillë është më se e domosdoshme për sistemin arsimor të kësaj komune. Thotë se nëse Asambleja e Kuvendit e miraton një rregullore të tillë ai nuk do ta kundërshtojë atë.

“Në parim rregullorja është një rregull që duhet ta ketë sistemi arsimor. Asambleja komunale ka të drejtë të krijojë rregullore me mbarëvajtje pa e pyetur ministrinë. Kuptohet çdo rregullore që nuk bie ndesh me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës. Ky projekt propozim është në fazën fillestare. Unë si drejtor i arsimit  jam i obliguar që ta zbatojë vendimin e asamblesë”, ka thënë ai.

Ndërkohë që neni 33 i projekt propozimit, pika 33.6 thotë se duhet “Të respektohet kodi i veshjes dhe pamjes konform kodit të mirësjelljes (ku ndalohen xhinset, fundi mbi gju, bluza e zbuluar, grillona, pantollonat e shkurtër tek meshkujt, mjekra të lëshuara dhe veshjet me karakter fetar”. /G.H/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz