back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeAlkimia e Ballkanit, Kosova (5): Shteti shumetnik me 90 për qind shqiptarë!...

Alkimia e Ballkanit, Kosova (5): Shteti shumetnik me 90 për qind shqiptarë! (Video)

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Episodi i pestë për Kosovën nga seria Alkimia e Ballkanit – me gazetarin e njohur kroat Goran Milliq, për Al Jazeera Balkans – nis me dy vendbanime të kroatëve, Janjeva dhe Letnica.

Dy kisha të madhe katolike tregojnë se këtu dikur kishte mijëra besimtarë. Në Janjevë thuhet se ishin 5,000 e në Letnicë 500. Sot në Janjevë janë 200 e në Letnicë 32 kroatë. Në këto fshatra jetojnë kryesisht pleqtë me pension prej 70 eurove, që janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer.

Prifti Marjan Lorenci është shqiptar i shkolluar në Kroaci që mban meshën në gjuhën shqipe dhe kroate, sepse në këto vende janë shpërngulur shumë katolikë shqiptarë.

Nga ky dëshpërim Milliqi kalon në zonën moderne të Prishtinës, në Qendrën për Inovacion që mbështet krijimin e start-up-ëve dhe që fal tyre mbi 2,000 të rinj punojnë në biznese të mira e moderne.

Kosova është shtet qytetar dhe në të janë pothuajse 90 për qind shqiptarë. Sipas Kushtetutës ky nuk është shtet i shqiptarëve po i qytetarëve të saj.

Në këtë episod flet edhe presidenti Hashim Thaçi që thotë se ka dështuar ideja e shteteve etnike në Ballkan. Ndërsa, flet edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, që tregon për rreziqet e asaj që ai e quan “bosnjakëzimi i Kosovës” dhe funksionari komunist Azem Vllasi të cilit gazetari Milliq ia kujton sakrificat e shumta të shqiptarëve. Vllasi thotë se është shpaguar kjo, sidomos në ruajtjen e identitetit të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz