back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Sot zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit, Betim Prokshi

Drenas: Sot zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit, Betim Prokshi

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Dita e sotme për familjen Prokshi nga Fortesa e Drenasit pritet të sjell pikëllim dhe krenari të njëkohësishme.

Pikëllimi dhe malli për humbjen e më të dashurit të tyre, dëshmorit Betim Prokshi do i përcjell gjatë gjithë jetës, pikëllimin e kësaj dite do ta shuaj sado pak vepra sublime e cila i bëri krenar jo vetëm këtë familje, por gjithë rajonin e Drenicës dhe më gjerë.

Vepra dhe sakrifica e tij do të mbesin përherë në mendjen dhe historinë e shtetit më të ri të Evropës, Kosovën.

Familja Prokshi ka bërë të ditur se sot do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të Betim Prokshi.

Në njoftimin e familjes Prokshi të cilin e transmeton Drenica Press shkruan:

NJOFTIM
Me datë 25 mars 2017, në ora 11:00 bëhet zbulimi i Pllakës Përkujtimore për Martirin e kombit Betim Prokshi

…Ty nuk e prek vaji i nënave
As rënkimi i etërve
Madhërisht rinin tënde
E mbylli në shtigjet e lirisë…

Familja Prokshi

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz