back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBanorët ankohen, Lladrovci ndal punimet (foto)

Banorët ankohen, Lladrovci ndal punimet (foto)

Të ngjajshme

Pas ankesave të qytetarëve të Komoranit për mosrespektim të standardeve të punimeve në rrugë, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka inspektuar vendin ku janë duke u kryer punimet për asfaltimin e rrugës afër postes në Komoran dhe ka konstauar se punimet nuk ishin duke u kryer sipas paramasave të përshkruara në kontratë.

Lidhur me këtë rast, edhe organi mbikqyrës i Drejtorisë së Urbanizmit, pas inspektimeve ne terren ka konstatuar se punimet duhet ndalur përkohësisht deri sa të behët gërmimi dhe mbushja e rrugës.

“Lidhur me kontratën “asfaltimi i rrugëve në qytezën e Komoranit”, me numër 611-098-521 e datës 17.11.2016 në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë Globi Trans&Joos Krasniqi Baze, me datën 23.03.2017 pas inspektimeve në terren është kërkuar nga kompania e kontraktuar që të ndërpriten punimet në segmentin ku kanë filluar të hiqet pjesa e punuar dhe punët të vazhdojnë në bazë të paramases dhe parallogarisë me pjesën e gërmimit dhe mbushjes”, është thënë nga organi mbikqyrës.

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz