back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci ndërpret punimet e asfaltimit të rrugës në Komoran

Lladrovci ndërpret punimet e asfaltimit të rrugës në Komoran

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...
Pas ankesave të qytetarëve të Komoranit për mosrespektim të standardeve të punimeve në rrugë, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka inspektuar vendin ku janë duke u kryer punimet për asfaltimin e rrugës afër Postës në Komoran dhe ka konstatuar se punimet nuk ishin duke u kryer sipas kontratës.

Lidhur me këtë rast, edhe organi mbikëqyrës i Drejtorisë së Urbanizmit, pas inspektimeve ne terren ka konstatuar se punimet duhet ndalur përkohësisht deri sa të behët gërmimi dhe mbushja e rrugës.

“Lidhur me kontratën ‘Asfaltimi i rrugëve në qytezën e Komoranit”, me numër 611-098-521 e datës 17.11.2016 në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë ‘Globi Trans&Joos Krasniqi Baze’, me datën 23.03.2017 pas inspektimeve në terren është kërkuar nga kompania e kontraktuar që të ndërpriten punimet në segmentin ku kanë filluar të hiqet pjesa e punuar dhe punët të vazhdojnë në bazë të paramasës dhe parallogarisë me pjesën e gërmimit dhe mbushjes”, është thënë nga organi mbikëqyrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz