BallinaSportJa çka shkruajnë mediat në Islandë për atmosferën në Shkodër

Ja çka shkruajnë mediat në Islandë për atmosferën në Shkodër

Të ngjajshme

Jo vetëm mediat vendore po i kushtojnë vëmendje atmosferës në Shkodër, pasi këtë po e bëjnë edhe mediat e Islandës

Ato i kanë kushtuar shumë vëmendje atmosferës që po mbretëron në mes të dy tifozërive, para ndeshjes në mes të Kosovës dhe Islandës.

“Janë rreth 20-30 tifozë që kanë ardhur nga Islanda, që gjenden sot në qytetin e Shkodrës”, shkruan visir.is.

“Është kënaqësi e madhe, nuk e kuptoj pse nuk ka më shumë islandezë këtu” thotë Gunnar Birgisson, një tifoz i ardhur nga Amerika.

Portali ‘Visir’ shkruan se atmosfera në qytet është shumë e mirë dhe miqësore ku nuk mungojnë festimet e përbashkëta.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet nga ora 20:45. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz