back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleSkenderajt, DKA hap vende të reja pune

Skenderajt, DKA hap vende të reja pune

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Në Komunën e Skenderajt është hap një konkurs pune. Në konkursin e shpallur sot nga Drejtoria Komunale e Arsimit është bërë e ditur se në tri shkolla të Skenderajt do të pranohen mësimdhënës të ciklit klasor, njofton drenicapress.info.

Më poshtë mund të gjeni konkursin për vende të lira pune si dhe kualifikimet e kërkuara nga DKA e Skenderajit. /Drenica Press/

Drejtoria  Komunale e Arsimit në Skenderaj,  shpall:

Konkurs 

Për  plotësimin e vendeve të lira të punës, për vitin shkollor  2016/2017

  1. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ahmet Delija” Skenderaj

Një mësimdhënës/e për mësim klasor, zëvendësim derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i   lehonisë,

  1. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shaban Jashari” Skenderaj

Dy mësimdhënës/e për mësim klasor, zëvendësim derisa të kthehen punëtoret nga pushimi i lehonisë,

  1. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët  “Elena Gjika” Makermal

Një mësimdhënës/e  për mësim klasor, zëvendësim derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i   lehonisë,

Kushtet : Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme te ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet t’a kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 06/2015, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të rezultateve të panel-intervistës, e cila do të organizohet me

datë: 30.03.2017  duke filluar nga ora 0900 në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj.

Për konkurrim kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :

  •  Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës,
  •  Kopja e letërnjoftimit ,
  •  Vërtetimin për punë nga gjykata ,
  •  Certifikatën e gjendjes shëndetësore  (në rast se pranoheni ),
  •  Certifikatë trajnimi   –   nëse keni ,
  •  Përvoja e punës  –   nëse keni ,
  •  Referencën e punës – ata që kanë përvojë  pune,
  •  Aplikacioni dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet  në Drejtorinë Komunale të Arsimit ( kati i dytë, nr.12)
  •  Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla.

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim.

Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati  i konkursit mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në ëebfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Drejtoria Komunale e Arsimit

Skenderaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz