back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFemrat që komandojnë në FSK

Femrat që komandojnë në FSK

Të ngjajshme

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...
Nga 206 pjesëtare femra, të cilat mbajnë të veshura uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, disa prej tyre janë kolonele, nënkolonele, majore, kapitene, etj.

Dyqind e gjashtë femra kosovare mbajnë të veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prej tyre ka me grada kolonele, nënkolonele, majore, kapitene, etj.

Me shkollim të kryer edhe në akademitë ushtarake të botës ato po shërbejnë në kuadër të FSK-së duke u përballur me sfidat për t`iu përshtatur situatave të veçanta që kërkon misioni ushtarak.
Nënkolonele Arife Halili, oficere e FSK-së me detyrë në Departamentin e Personelit në Komandën e Forcave Tokësore, thotë për “Zërin” se motivi i saj për të qenë pjesë e uniformës ka filluar para 19 vjetësh, me angazhimin e saj në spitalin ushtarak në Likofc, në shërimin e plagëve të ushtarëve të UÇK-së.

Pas përfundimit të luftës, Halili thotë se ka shërbyer në Batalionin e 40-të të Mjekësisë në TMK, dhe me transformimin e këtyre trupave ajo sistemohet në FSK në Komandën e Forcave Tokësore në departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, ku në vitin 2016 është promovuar në gradën e Nënkolonelit.

“Emancipimi i femrave lidhet ngushtë me rritjen e pjesëmarrjes së femrave sidomos në fushën e sektorit të sigurisë. Femrat vazhdojnë të jenë në numër të vogël të përfaqësimit në FSK, duke i krahasuar me numrin e tyre në shoqëri. Edhe pse numri i përfaqësimit të femrave në FSK nuk është i kënaqshëm, është shumë e rëndësishme që FSK-ja ofron mundësi të barabarta si për meshkuj dhe femra, jo vetëm në sektorin mbështetës por edhe në atë operacional dhe vendimmarrës”, thotë ajo për “Zërin”

Të Fundit

Sport

ShowBiz