back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGjermania e dënon keq mjekun gjerman që e ndihmoi refugjatin nga Kosova

Gjermania e dënon keq mjekun gjerman që e ndihmoi refugjatin nga Kosova

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Rasti i një mjeku që ka tentuar të pengonte dëbimin në Kosovë të një refugjati me sëmundje mentale po bën jehonë të madhe në Gjermani, pasi që autoritetet e qytetit (Wetterau) kanë bërë kallëzim penal kundër tij.

Dr. Gallhofer, kështu quhet mjeku psikiatër që udhëheq Klinikën Psikiatrike në kuadër të Spitalit Universitar në Giesen. Ai ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeç nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë. Qarku Wetterau duke e akuzuar mjekun Gallhofer e fajëson atë se ka provuar ta pengojë dëbimin dhe me këtë veprim ka shkelur ligjin për qëndrimin e të huajve në Gjermani.

Pas kësaj kanë reaguar qarqet e majta në regjion. Kështu partitë SPD dhe “Partia e majtë” e quajnë revanshim qëllimkeq dhe manovër e tejdukshme veprimin e shtetit në këtë rast. Mjeku me renome, sipas përfaqësuesit të SPD-së, Merz, në këtë mënyrë tentohet të heshtet dhe të frikësohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz