BallinaSportGranit Xhaka: Kam gjak shqiptari, por shtëpia ime është Zvicra

Granit Xhaka: Kam gjak shqiptari, por shtëpia ime është Zvicra

Të ngjajshme

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë...

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka...

Njëri nga yjet më të mëdhenj që ka Përfaqësuesja e Zvicrës është Granit Xhaka, i cili luan në Arsenal.

Ai në një intervistë të gjatë për ‘Blick’ flet për ekipin e Zvicrës, gjasat për kualifikim, Arsenalin, kartonët e kuq, por edhe për prejardhjen e tij nga Kosova dhe letrën që kishte shkruar për tifozët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në fillim Xhaka thotë se ende nuk ka vendosur se kur do të martohet, ndërsa nuk beson se kjo do të jetë gjatë verës së vitit 2018, pasi është Kampionati Botëror në Rusi. Xhaka u ishte drejtuar tifozëve nga Kosova mbi vendimin për të luajtur për Zvicrën, por nuk ka frikë se kjo do të ketë ndikim tek tifozët zviceranë.

“Unë kam lindur në Zvicër, jam rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por, prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë. Unë jam i hapur dhe i sinqertë. Ky është karakteri im. Jam aktor i keq. Vendimi nuk ishte kundër Kosovës. Unë vendosa të luajë për Zvicrën”, ka thënë Xhaka për ‘Blick’, i provokuar nga gazetari për “mungesë lojaliteti” ndaj Zvicrës.

Ai njihet për shpirtin luftarak, derisa ka deklaruar se ëndërron që një ditë të jetë kapiten dhe shiriti do ta bëjë atë krenar. Graniti ka shtuar se vëllai i tij, Taulanti është model për të dhe jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.

Xhaka gjithashtu ka folur për skuadrën e tij Arsenal, kartonët e kuq që i merr, derisa ka theksuar se shoqërohet me bashkëlojtarë që flasin edhe gjuhën gjermane, siç është edhe Shkodran Mustafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz