BallinaBotëPrindërit e vrasin të birin dhe ia vënë flakën shtëpisë për ta...

Prindërit e vrasin të birin dhe ia vënë flakën shtëpisë për ta fshehur krimin

Të ngjajshme

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e...

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Autoritetet amerikane kanë ngritur aktakuzë kundër një çifti në Nju York për vrasjen e të birit adoleshent dhe për vënien e zjarrit shtëpisë së vet rurale, me qëllim që ta mbulonin krimin.

Zyra e Sherifit të Chenango ka njoftuar se 35-vjeçari Ernest Franklin II dhe 33-vjeçarja Heather Franklin akuzohen për vrasje të shkallës së dytë, zjarrvënie të qëllimshme dhe dëmtim të provave, transmeton Express.

Më 1 mars policia kishte marrë një informatë për zjarr në shtëpinë ë kësaj familjeje në qytetin Guilford. Policia e kishte gjetur të birin e çiftit, 16-vjeçarin Jeffrey Franklin, të vdekur brenda shtëpisë.

Autopsia e bërë në të ka treguar se ai nuk kishte vdekur si pasojë e zjarrit, pasi që ai kishte vdekur para se të fillonte zjarri në shtëpi.

Por, policia s’ka treguar se si ishte vrarë ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz