back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVazhdon të zgjerohet Kryesia e PDK-së, këta janë emrat e rinj

Vazhdon të zgjerohet Kryesia e PDK-së, këta janë emrat e rinj

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ditëve të fundit është rritur për nga numri i anëtarëve.

Flora Brovina, nënkryetare e këtij subjekti ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, emrat me të rinj të Kryesisë se PDK-së.

“Blerta Deliu- Kodra, Ganimete Musliu, Drita Kadriu janë vetëm disa nga anëtaret me të reja të Kryesisë. Ka edhe anëtare tjera, por qe për momentin nuk po më kujtohen dhe nuk dua të ju hy në hak”, ka thënë Brovina.

Deputetja e PDK-së, poashtu ka konfirmuar raportimet në media se në Kryesi janë futur edhe Abelard Tahiri, Kadri Kastrati dhe Lirak Çelaj.

Ajo ka bërë me dije se asnjë largim nuk ka pasur nga Kryesia.

Brovina poashtu ka folur edhe për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet këtë të shtunë.

“Ne para Konventës kemi bërë disa punë, i kemi vizituar të gjitha degët, kemi marrë vërejtje për statutin e partisë të cilin duhet ndryshuar. Kemi pas takime më Këshillin Qendror”, ka shtuar Brovina.

Ajo ka thënë se temë e Konventës nuk do të jenë çështje si demarkacioni, ushtria dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë e ka pranuar se ato mund të ngritën nga ndonjë anëtaret e Kuvendit.

Vendimi për mbajtjen e Konventës se PDK-së, ishte marrë para më shumë se një muaji në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së./

Të Fundit

Sport

ShowBiz