BallinaLajmeQëllohet me plumb kosovari në Zvicër

Qëllohet me plumb kosovari në Zvicër

Të ngjajshme

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Në një këmbim të shtënash me armë që ka ndodhur pasditen e të premtes në një treg në Niederurnen të Kantonit Glarus, është plagosur në këmbë një kosovar 35 vjeçar, shkruan agjencia e lajmeve SDA.

Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Kantonal të Glarusit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.

Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes, njofton policia. Dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesëmarrës në këtë konflikt, dy shtetas të Maqedonisë, 25 gjegjësisht 31 vjeçar kanë marrë fillimisht arratinë, transmeton albinfo.ch. Por, i riu është kapur nga policia e Kantonit të St. Gallenit rreth orës 18.00 në daljen e autostradës Sargans. Edhe 31 vjeçari është arrestuar rreth orës 19.25 në Ziegelbrücke.

Aktualisht nuk ka informacione lidhur me motivin dhe prapavijën e aktit. Hetimet vazhdojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz