back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaKulturëGold AG: Nuk kam nxitur urrejtje, dhe nuk kam ndërmend të merrem...

Gold AG: Nuk kam nxitur urrejtje, dhe nuk kam ndërmend të merrem me akuza të pavërteta ndaj meje

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Është raportuar sot(e premte) në media se reperi Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold AG është akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare, dhe do të përgjigjet para Gjykatës për këtë gjë.

E gjithë kjo akuzë vjen nga padia e ish-deputetes, tani ambasadore e Kosovës në Itali, Alma Lama e cila kishte ngritur padi kundër këngës “Shqiptar 2” në vitin 2014, këngë e cila u fshi nga kanali YouTube.

Ai u akuzua se në këtë këngë ka nxitur urrejtje ndërfetare, përçarje kombëtare, racore dhe etnike, madje një pjesë e këngës :Shqiptar 2″ është marrë edhe si provë nga Gjykata.

I kontaktuar nga Telegrafi, Gold AG mohon të ketë nxitur urrejtje, e aq më tepër nxitje të urrejtjes ndër fetare.

“Nuk kam nxitur ndonjëherë urrejtje në këngët e mia, aq më tepër urrejtje ndër fetare, kam transmetuar gjithnjë realitetin”, tha Gold AG për Telegrafin.

Ndërkohë sa i përket thirrjes që i është bërë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, reperi u shpreh se as që ka ndërmend të merret me një gjë të tillë.

“Nuk kam ndërmend të merrem fare me këtë çështje. Ata që po e bëjnë këtë gjë nuk kanë guxim të vijnë e të diskutojnë me mua rreth rastit, ndaj dhe veprojnë kështu, por unë nuk do të merrem me ta”, shtoi më tej reperi.

Vetëm pak ditë më parë Gold AG ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Hysni Klinakun “Në Dukagjin”, ndërsa është shprehur që shumë shpejt do të ketë edhe projekte të reja nga ai.

“Di vetëm të them që kam shumë projekte për të realizuar këtë vit, jam duke punuar intensivisht dhe uroj që shumë shpejt të sjell diçka të re”, përfundoi Gold AG. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz