BallinaLajme394 zyrtarë deklaruan pasurinë për dy javë

394 zyrtarë deklaruan pasurinë për dy javë

Të ngjajshme

Zyrtarët shtetërorë duket se nuk po kanë “merak” ta deklarojnë pasurinë që posedojnë. Kështu po tregon publikimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Prej 1 marsit kur edhe ka filluar ky proces, numri i zyrtarëve shtetërorë që kanë deklaruar pasurinë është 394, shkruan Indeksonline.

Mirëpo numri i zyrtarëve që kanë për obligim të deklarojnë pasurinë në formularë është 4 mijë e 448.

Ndërsa u kanë mbetur plot edhe 21 ditë deri në përfundimin e këtij procesi. AntiKorrupsioni u ka bërë thirrje zyrtarëve që të deklarojnë pasurinë.

“Deri në fund të afatit për deklarimin e pasurisë (31 mars) kanë mbetur edhe 21 ditë. Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore.  Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të kryhet me sukses”, thotë AKK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz