BallinaLajmeThaçi i bindur për mbështetjen: Ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë

Thaçi i bindur për mbështetjen: Ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë

Të ngjajshme

Sulm në portin Bandar Lengeh në Iran, në flakë 16 anije

Një alarm u dha në portin e Bandar Lengeh...

Rriten tensionet, SHBA do të përdorë bazat britanike për të shkatërruar vendet e raketave iraniane

Ministrat britanikë konfirmuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar...

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në diskutimin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ai nuk është personi që do t’i prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët për krijimin e ushtrisë.

“E kam ruajtur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian si sytë e ballit, dhe për këtë çështje fleni dathë”, ka thënë Thaçi.

Ai tha sot se transformimi i FSK-së nuk do të këtë implikim në mandatin e KFOR-it dhe NATO-s që buron nga Rezoluta 1244 dhe se as sot FSK-ja, asnjë veprim nuk e ndërmerr pa u konsultuar me KFOR-in.

Thaçi është i sigurt se 110 deputetë do të votojnë për krijimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë votuar 109 deputetë, ndërsa ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë. Thaçi u shpreh se asnjëri nga ta deri më tani s’e ka kundërshtuar krijimin e ushtrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz