back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePas sulmit, flet komandant “Cobra”, familjar i Azem Vllasit

Pas sulmit, flet komandant “Cobra”, familjar i Azem Vllasit

Të ngjajshme

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Pas sulmit me armë që iu bë sot, Azem Vllasit, përmes një postimi në facebook, Naser Vllasi, i njohur gjatë luftës si komandant “Cobra”, ka thënë se do të presin si do të veprojnë veprojnë organet e shtetit, e nëse ata nuk e qojnë rastin deri në fund atëherë ata janë të zotët të merren edhe vet me këtë punë.

“Zoti ka dashur që Azemi të jetë edhe gjatë në mesin tonë dhe ky është fakt që nuk mund ta ndryshojë askush. Murat Jashari, një person që po thuhet të jetë i sëmurë psikik, por në bazë të veprimeve që i ka ndërmarrë nuk po del të jetë i tillë. Mund të jetë maniak i llojit të vet, shërbyes i politikës marksiste – leniniste dhe i porositur prej sherbimeve antikombetate të cilat ai i njeh më së miri”, ka shkruar Vllasi.

Ja postimi i plotë:

Ndihemi jashtzakonisht krenar si familje që pjesë e jona është Azem Vllasi, njeriu më i fuqishëm në plotikën kosovare në të gjitha kohërat! Në media po dalin të dhëna të ndryshme me detaje jo të sakta në lidhje me plagosjen e Azemit. Nga burime të afërta tashmë dihet se një person i armatosur rreth orës 8 në mëngjes ka trokitur ne derë dhe është zhvilluar një bisedë e shkurtër mes tij dhe Azemit, dera ka qenë gjysmë e hapur dhe pastaj është shtënë me revole me qetsues (shurdhues) drejt tij, gjë që tregon se ngjarja ka qenë e parapërgatitur.

Fatmirësisht ka dashur Zoti dhe Azem Vllasi është jasht rrezikut për jetë. Ne si familjar i falëmnderojmë nga zemra të gjithë miqtë dhe qytetarët e Kosovës për mesazhet dhe për dhimbjen që e kanë shprehur për këtë akt të shëmtuar që ndodhi sot. Azemi kohëve të fundit ka bërë deklarata të fuqishme sidomos në lidhje me politikën ruse dhe atë sërrbo sllave. Kjo ka mundur të mos iu konvenojë argatëve të Serbisë dhe atyre që kanë punuar gjithmonë në dëm të popullit tonë. Zoti ka dashur që Azemi të jetë edhe gjatë në mesin tonë dhe ky është fakt që nuk mund ta ndryshojë askush.

Murat Jashari, një person që po thuhet të jetë i sëmurë psikik, por në bazë të veprimeve që i ka ndërmarrë nuk po del të jetë i tillë. Mund të jetë maniak i llojit të vet, shërbyes i politikës marksiste – leniniste dhe i porositur prej sherbimeve antikombetate të cilat ai i njeh më së miri. Del një person i llojit të tillë dhe e njollos edhe emrin e vëllaut të vet Ismet Jasharit.

Ky sulm ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë tregon se vendi jonë nuk ofron siguri për askend. I paska mbetur Murat Jasharit me kriju lista e me tregu kush është tradhetar e kush atdhetar.

Mediat në anën tjetër than se asnjë familjar nuk gjendej pranë Azemit, gjë që nuk është e vërtetë, se ne nuk jemi familje që dalim e themi kuku çka u ba me neve, se jemi të paster para Zotit dhe para popullit dhe nuk ia kemi frikën askujt. Për këtë arsye nuk e pamë të arsyeshme të dalim e të vajtojmë, por do presim se si do veprojnë organet e shtetit, e nëse ata nuk e qojnë rastin deri në fund jemi të zotët të merremi edhe vet me këtë punë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz