BallinaLajmePlagosja e Vllasit nuk ishte e rastësishme, mendohej për vrasje të tjera...

Plagosja e Vllasit nuk ishte e rastësishme, mendohej për vrasje të tjera të personaliteteve të Kosovës?!

Të ngjajshme

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e...

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës tregojnë se atentati ndaj Azem Vllasit nuk është as i rastësishëm, e as i izoluar. Ekziston një plan dhe një listë për vrasje të profilit të lartë në Kosovë.

Plagosja e sotshme e Azem Vllasit, ish-funksionarit të lartë komunist, duket se nuk është një incident i izoluar.

Gazeta Express mëson se disa persona kanë hartuar një plan në Zvicër për të kryer vrasje të profilit të lartë në Kosovë; në emër të “mbrojtjes së interesave kombëtare dhe kundër tradhtarëve të kombit”.

Një zyrtar i lartë brenda Policisë së Kosovës, në kushte anonimiteti, i ka thënë Expressit se edhe Murat Jashari ka qenë pjesë e këtij grupi.

“Ky grup ka një listë për likuidime, e ku bëjnë pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe figura të njohura, të cilët ata i konsiderojnë tradhtarë”, ka thënë ky zyrtar policor për Express.

Në fakt, në një mënyrë, të njëjtën gjë e ka thënë edhe Murat Jashari në intervistën e parë para hetuesve policorë, disa orë pasi që u arrestua. Ai ka thënë se është në koordinim edhe më një grup të madh njerëzish nga vende dhe shtete të ndryshme.

Ndryshe, burime i Gazetës Express tha se, përveç “listës së tradhtarëve”, në Zvicër ishte hartuar edhe plani detaj i vrasjeve që parashihte të kryente ky grup.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz