back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaSportPritje fantastike e tifozëve për Berishën dhe Atalantën

Pritje fantastike e tifozëve për Berishën dhe Atalantën

Të ngjajshme

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Thirrje, duartrokitje dhe flakadanë. Gjithçka në qendrën stërvitore të Atalantës në Xingoria i ngjasoi një pritje triumfuese, por në fakt tifozët dolën në mbështetje të skuadrës pas humbjes së thellë 7-1 në fushën e Interit.

Megjithë disfatën e rëndë, qindra tifozë në Bergamo realizuan atë që pak-kush do ta mendonte dhe që fatkeqësisht nuk ndodh shpesh në botën e futbollit.

Mes atyre që morrën mbështetje maksimale ishte edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, që ndaj Interit regjistroi një bilanc tejet të rëndë në portën e tij, duke pësuar gola vetëm në atë 90 minutësh gola sa kishte pësuar në 14 javë të marra sëbashku.

Një mënyrë për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin për skuadrën, në një sezon të jashtëzakonshëm, ku Atalanta e drejtuar nga Gasperini i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe pozicionohet e gjashta në Serinë A italiane me 52 pikë pas 28 ndeshjeve. “Me skuadrën jo vetëm në fitore, kështu do të ishte shumë e lehtë”. Ky ishte mesazhi i tifozëve zikaltër. Një shembull për tu ndjekur në të gjithë Europën dhe një veprim që mund ti shërbejë si leksion edhe tifozëve shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz