back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFiton KF Feronikeli por jo edhe KF Drenica

Fiton KF Feronikeli por jo edhe KF Drenica

Të ngjajshme

Drita ka arritur të triumfojë në një ndeshje tejet të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Drenicës 2-1.

Drita e cila është në presion të pikëve e filloi ndeshje duke sulmuar kundërshtarin.

E presioni në fazën e sulmit sjelli edhe golin e parë pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Sulmuesi Semir Zeneli goditi fuqishëm, ndërsa falë një devijimi nga mbrojtësi drencas topi u fut në rrjetë për 1-0.

Me epësinë minimale 1-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe vetëm dy minuta pas fillimit të pjesë së dytë barazuan.

Sulmuesi Granit Arifaj shënoi një gol të bukur nga një distancë prej 17 metrash.

Drita e riktheu epërsinë 20 minuta më vonë pasi u barazua ndeshja.

Sulmuesi këmbëshpejtë, Përparim Livoreka u përkujdes për gëzimin e ‘Intelektualëve’ në minutën e 69-të duke shënuar një gol të bukur për 2-1.

Edhe pas kësaj fitore, Drita mbetet në pozitën e 10-tëme 18 pikë të tubuara por me gjasa reale për t’i ikur barazhit.

Ndërkohë Drenica zë pozitën e tetë me 22 pikë. /Telegrafi/Drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz