back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAl Jazeera: Alkimia e Ballkanit – Kosova 3

Al Jazeera: Alkimia e Ballkanit – Kosova 3

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

TV Al Jazeera ka transmetuar sot episodin e tretë të emisionit në gjuhën boshnjake “Alkimia e Ballkanit”, kushtuar Kosovës, transmeton koha.net.

Në këtë emision më së shumti jemi marrë me emancipimin e grave dhe me ndryshimin relativisht të shpejtë të statusit të tyre në një vend tradicionalisht patriarkal. Nga 92 studentë të anketuar në Prishtinë, 86 janë deklaruar për “barazi absolutisht të plotë të gruas me mashkullin”, ndërsa vetëm gjashtë preferonin “mashkullësinë”.

Biznesmenja Linda Shala, e cila dikur ishte shpallur biznesmene e vitit , pohon se korniza ligjore është në rregull, porse në praktikë burrave u jepen vende “më të mira”, ndërsa gratë në politikë sistemohen aty ku është e nevojshme, ku “nxirren gështenjat nga zjarri”.

Regjisorja Kaltrina Krasniqi studion historinë e trashëgimisë gojore në Kosovë dhe shpjegon pse përpara nuk është folur shumë për Luftën e Dytë Botërore, ndërsa tash po. Qëndrimet e saj për martesën dhe familjen e kanë befasuar edhe Goran Miliqin me përvojë.

Befasi të tjera i kanë ndodhur edhe në Gjakovë ku sipas idesë së të kthyerit nga Zvicra, Vllaznim Gjihës, është bërë projekti Bonevet, edukimi masiv i fëmijëve që nga mosha më e re.

Është e pabesueshme se si një katërmbëdhjetëvjeçarët bëjnë proteza ortopedike, bëjnë 3D printerë, flasin gjuhën angleze si gjuhën amtare dhe, kuptohet, shkojnë në Bonevet më me qejf se në shkollë të rregullt.

Nga tradita ende diku-diku bëhen plisa shqiptarësh, të cilin e gjen edhe në Muzeun e Gjakovës.

Në ta investohen shumë orë pune e shkathtësie për një fitim të vogël. Por, mjeshtri i zejes së tij, Sahit Mula, vite me radhë bën plisa.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz