back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeRrahet zëvendësministri i qeverisë së Kosovës

Rrahet zëvendësministri i qeverisë së Kosovës

Të ngjajshme

Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi...

Përplasen dy mjete lundruese në Sarandë, lëndohen tre turistë të huaj

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10...

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme...

Nënkryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankoviq, është rrahur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës para shtëpisë së tij në Graçanicë nga një grup personash.

“Kemi arsye të dyshojmë dhe të brengosemi nga fakti se para dhjetë ditësh persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së Stankoviqit ia helmuan dy qen të racës së zgjedhur”, thuhet në reagimin e SLS-së.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahemti, ka thënë për Insajderin se vetë zëvendësministri Stankoviq është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit që është përfshirë në rrahje.

“Më datën 8 mars në ora 00:30 në stacionin e Graqanicës është lajmëruar një rast për një sulm, ku 6 persona janë përfshirë në një rrahje. Personi në fjalë është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës si i dyshuar. Me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet edhe më tej”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

SLS thotë se Stankoviqin e kishte zgjuar një grindje e zhurmshme ndërmjet shtatë-tetë personave para shtëpisë së tij, dhe kur ky ka dalë të shihte çfarë po ndodhë, këta persona kishin nisur ta fyejnë dhe pastaj edhe ta rrahin sa që i kanë shkaktuar Stankoviqit lëndime të rënda trupore.

SLS u ka bërë thirrje organeve kompetente të ndriçojnë rastin dhe kryesit e kësaj vepre t’i nxjerrin para drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz