BallinaLajmeLumezi cakton një prokuror për trajtimin e rasteve të gazetarëve

Lumezi cakton një prokuror për trajtimin e rasteve të gazetarëve

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi që ka pasur me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, i ka njoftuar se ka marrë vendim për të caktuar një prokuror nga zyra e tij, si  koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve, gjatë punës së tyre.

Me këtë vendim sipas tij, do të obligohen edhe kryeprokurorët e  Prokurorive Themelore që të caktojnë nga një prokuror, të cilët do të merren edhe me rastet e raportuara ku gazetarët paraqiten si të dëmtuar.

“Lumezi informoi se prokurorët do t’i trajtojnë rastet e tilla me prioritet dhe prokurorin e ngarkuar si koordinator do ta mbajnë të informuar për të gjitha veprimet e marra në procedurë, duke nënkuptuar ngritjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve apo hedhjen e kallëzimit penal apo ndonjë veprim tjetër eventual, si dhe për aktgjykimet e marra nga ana e gjykatave”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjithashtu në këtë takim, u tha se do të krijohet një databazë me këto raste, për të cilat do të cilat kryeprokurori do të njoftohet në baza të rregullta mujore, për të gjitha veprimet e ndërmarra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz