Policia e Kosovës në Gjilan disa ditë më parë është njoftuar për një rast “Dhunë në familje”.
Sipas policisë, ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar se pas një mosmarrëveshje qe ka pasur me djalin e tij është sulmuar fizikisht ku ka pësuar lëndime trupore, ku posedon edhe raportin mjekësor.
Njësiti i hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurori.