BallinaJetëKurioziteteE pabesueshme, mjekët nxjerrin 915 monedha nga barku i breshkës së detit

E pabesueshme, mjekët nxjerrin 915 monedha nga barku i breshkës së detit

Të ngjajshme

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ngritur...

Doktorë tajlandezë kanë nxjerrë 915 monedha nga barku i një breshke të detit, raporton Anadolu Agency (AA).

Breshka e quajtur “Bank” që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, theksohet të ketë jetuar në një pellg ku njerëzit e rajonit prej një kohë të gjatë hedhin monedha.

Paratë e nxjerra kanë peshuar gjithsej pesë kilogramë, të cilat paraprakisht ishin mbledhur si një top në barkun e breshkës, gjë që kishte çuar në thyerjen e kafkullës së breshkës dhe infektimin e saj.

Pesë kirurgë nga Fakulteti i Veterinarisë në Universitetin Chulalongkorn kanë arritur gjatë operacionit që ka zgjatur katër orë të nxjerrin paratë nga barku i breshkës “Bank” e cila iu nënshtrua anestezionit të plotë.

Ndryshe, shumë tajlandezë besojnë se të hedhësh monedha në pellg ku gjenden breshkat zgjat jetën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz