Në Panairin e Automjeteve në Gjenevë, i cili organizohet për 87-ën herë dhe që është një ndër panairet më të mëdha në botë, “Automjeti i Vitit” u zgjodh Peugeot 3008, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Panairin ku janë ekspozuar rreth 900 automjete dhe organizohet në Qendrën për Ekspozita Palexpo, u zgjodh automjeti i vitit nga ana e 58 gazetarëve nga 22 vende.
Automjeti 3008, model SUV i Peugeot, me dizajnin, teknologjinë dhe specikimet teknike tërhoqi vëmendjen.
Automjetet tjera të cilat u kualifikuan në finale janë: Alfa Romeo Giulia, Citroen C3, Mercedes-Benz E-Class, Nissan Micra, Toyota C-HR dhe Volvo S90/V90.
Pas votimit renditja e automjeteve është siç vijon:
1- Peugeot 3008: 319 pikë
2- Alfa Romeo Giulia: 296
3- Mercedes-Benz E-Class: 197
4- Volvo S90/V90: 172
5- Citroen C3: 166
6- Toyota C-HR: 165
7- Nissan Micra: 135
Panairi i Automjeteve në Gjenevë, mes datave 7-8 mars do të jetë i hapur për gazetarët, ndërsa 9-19 mars për vizitorët.
Parashikohet që panairin të vizitojnë 10 mijë gazetar dhe rreth 700 mijë vizitorë.


