BallinaLajme“S’ka sakrificë më të madhe se ajo e Jasharajve”

“S’ka sakrificë më të madhe se ajo e Jasharajve”

Të ngjajshme

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Ramush Haradinaj nuk ka mundur të shkojë për të bërë homazhe tek memoriali “Adem Jashari” në Prekaz në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi po mbahet në Francë, ndaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut”, njofton Klan Kosova.

Haradinaj, që para dy muajve u arrestua nga autoritet franceze me një urdhërarrest të Serbisë lëshuar në Interpol, shkroi se “nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme”.

“Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz”.

“Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz