back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportVazhdojnë ankesat e KF Drenicës ndaj referëve

Vazhdojnë ankesat e KF Drenicës ndaj referëve

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Pas ndeshjes së javës së 19-të, në mes të KF PRISHTINA dhe KF DRENICA e zhvilluar në Podujevë me 03.03.2017, Kryesia e KF Drenica ka mbajtur një mbledhje dhe duke analizuar rrjedhën e takimit doli me këtë:

REAGIM

Me anë të kësaj shkrese, deshirojmë të njoftojmë të gjithë opinionin publik mbi padrejtësitë që i janë bërë klubit tonë edhe në nismë të stinorit pranveror, përkatësisht në këto dy ndeshje të zhvilluara në pranverë , në sfidën e parë ndaj Trepces 89 në Mitrovicë, dhe në duelin e dytë ndaj KF Prishtinës në Podujevë.

Duke mos dashur që të minimizojmë fitoret e ekipeve kundërshtare në këto dy duele ndaj nesh, dhe duke mos dashur që të arsyetojmë futbollistët tanë për këto dy humbje, mendojmë se ekipi ynë, ka qenë ‘viktimë’ e gjyqtarëve në shumë sfida edhe gjatë stinorit vjeshtor, e tani që në nismë të këtij stinori prapë po vazhdohet në të njejtën mënyrë.

Në duelin në Mitrovicë, përballë Trepces 89, pati shumë gabime të gjyqtarëve por ne heshtem duke dashur që  t’i kontribuojmë mbarvajtjes së garave, dhe duke mos dashur që të besojmë se dicka e qellimtë po behët kundër klubit tonë. Mirëpo, dueli ndaj Prishtinës, mendojmë që e pasqyrojë edhe njëherë qasjen negative të gjyqtarëve ndaj klubit tonë.

Gjyqtarii i këtij takimi, Tefik Maloku, në pjesën më të madhe të ndeshjes ka qenë në pritje të  ndeshkimit të skuadrës tonë. I njëjti gjyqtar para 1 viti e kishte ndeshkuar në Mitrovicë ndaj Trepces 89, futbollistin tonë, Azem Bejta me karton të kuq direkt, të njejtën gjë ai e bëri edhe ndaj Prishtinës, duke ndëshkuar Kreshnik Lushtakun më karton të kuq.

Futbollisti në fjalë, asnjëherë nuk ka sharë, apo fyer gjyqtarin, por Tefik Maloku vazhdimisht nuk i akordonte faullët, që lojtarët e Prishtinës I shkaktonin ndaj tij (duke ditur që Lushtaku ishte futbollist i Prishtinës në të kaluarën), dhe kjo të krijon përshtypjen që gjyqtari vetëm priste momentin për të ndeshkuar futbollistët tanë.

E njëjta gjë ndodhi, ne pjesëlojën e parë, gjyqtari ansorë Alban Ejupi, e ftoi gjyqtarin kryesor dhe e sygjeroi që ta ndeshkoj Lushtakun me karton të verdhë (kinse për ofendim) ndërsa i njejti gjyqtarë (Alban Ejupi, por edhe Tefik Maloku), gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes ofendoheshin në mënyrën me banale të mundshme nga futbollistët e Prishtinës, dhe të dy këta gjyqtarë heshtnin dhe bënin kishtë s’kishte ndodhur asgjë, ndërkohë në mundësinë e parë që I erdhi këtij gjyqtari (Maloku) në pjesën e dytë, e përjashtoi futbollistin tonë.

Ne nuk deshirojmë të arsyetojmë futbollistin tonë dhe as ofendimet e futbollistëve ndaj gjyqtarëve, por nëse duhet të ndeshkohet futbollisti i Drenicës për ofendim ndaj gjyqtarëve, a nuk duhet të ndeshkohen edhe futbollistët e Prishtinës për të njëjtën gjë? Pse duhet që Drenica gjithmonë të ketë kritere të dyfishta? Pse duhet që i njëjti gjyqtar, (Tefik Maloku), të përfundoj ndeshjen duke ndeshkuar një futbollist të skuadrës tonë më karton të kuq? Cka ka ky gjyqtar kundër Drenicës? Por jo vetëm ky, por edhe gjyqtarët tjerë.

Iu bëjmë thirrje edhe njeherë organëve gjegjëse të FFK-së, që të kënë kujdes të shtuar dhe të marrin masat e nevojshme preventive që gjyqtarët të mos përcaktojnë fatin e ndeshjeve tona, sepse edhe ashtu nga gabimet e gjyqtarëve në vjeshtë(jo në të gjitha ndeshjet), jemi në këtë pozitë në tabelë.

Një Reagim e këmi bërë edhe në stinorin e kaluar, por kjo duket që nuk është shqyrtuar fare nga drejtuesit e FFK-së, pasi që nuk po shihen që janë marrë masa në praktike që gjyqtarët të mos vijnë me tendencë kundër Drenicës në shumicën prej ndeshjeve, si vendas ashtu edhe mysafir.

Andaj, duke dashur të respektojmë në maksimumin kampionatin, kërkojmë edhe një herë nga Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe organët tjera gjegjëse të marrin masa ndaj gjyqtarëve dhe të marrin masa preventive që në takimet tjera të mos dëmtohemi, përndryshe ne si klub, nuk do të marrim përgjegjësi për sjelljet ndaj gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme, kjo nuk është kërcënim, por vetëm paralajmërim, sepse ne po bëjmë të pamundur që të jemi të sjellshëm dhe të organizojmë ndeshjet në mënyrë më të mirë të mundshme dhe të mos kemi problem në këtë drejtim, por nëse vazhdohet me heshtje, kështu do të kemi probleme edhe në të ardhmen, dhe kështu do të humbet edhe interesimi i donatorëve për të investuar në klubet kosovare.

Ju kërkojmë edhe njëherë organëve gjegjëse të FFK-së, të ndërmarrin masa ndaj gjyqtarëve të lartëpermendur, por edhe të atyre që do të delegohen në ndeshjet e ardhshme, si masë preventive që të mos demtojnë skuadrën tonë në ndeshjet e ardhshme dhe ta kryejnë punën e tyre, sepse ata janë për të ndarë drejtësi dhe jo për të dirigjuar dhe percaktuar fituesit.

Gjithashtu ju bëjmë me dijë që kjo është shkresa dhe reagimi jonë I fundit, dhe në rast se nuk merret parasysh, ne do të shqyrtojmë mundësi tjera që ta mbrojmë të drejtën dhe të mos demtohemi, dhe që të mos mbetet fati i klubit tonë në mëshirën e individëve të caktuar apo klaneve të caktuara.

Shpresojmë që kjo shkresë të merret parasysh dhe që organet e FFK-së, të ndërrmarrin masa në lidhje me këta gjyqtarë që po i qesin hije te keqe futbollit Kosovar në përgjithësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz