back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeFrika nga bartja e viruseve bën që QKUK-së t’i ndalohet të pranojë...

Frika nga bartja e viruseve bën që QKUK-së t’i ndalohet të pranojë donacion dyshek të përdorur

Të ngjajshme

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

QKUK-së i është ndaluar të pranojë donacione, të cilët përmbajnë dyshekë të vjetër.

Urdhëresa, e cila i është lëshuar këtij institucioni shëndetësor nga Inspektoratit Sanitar, vjen pas dyshimeve se këta lloj dyshekësh rrisin rrezikun e bartjes së infeksioneve spitalore, raporton KTV.

Për vite të tëra QKUK-ja, në mungesë të mjeteve financiare është detyruar të pranojë donacione ku përfshihen edhe dyshekë të përdorur.

Mirëpo, ekipi për kontroll të infeksioneve intra-hospialore thotë se deri tash nuk kanë pasur dyshime se këta dyshekë do të mund të kenë sjellë infeksione të tilla.

Repartet e Kujdesit intensiv dhe ai i Neonatologjisë konsiderohen si më të prekurit nga infeksionet brenda-spitalore te pacientët.

Deri në 45% ka shkuar numri i paraqitjes së infeksioneve brenda-spitalore vetëm në repartet e kujdesit intensiv të QKUK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz