back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePresidenti: Do ta ndryshojmë Ligjin e FSK’së, themelojmë ushtrinë

Presidenti: Do ta ndryshojmë Ligjin e FSK’së, themelojmë ushtrinë

Të ngjajshme

“Shumë nxehtë…”, Toney ‘shkrihet’ nga përqafimi i Benitës

Dy nga banorët e shtëpisë më të madhe në...

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani...

Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar çështjen e moscertifikimit...

Hashim Thaçi ka zgjedhur Prekazin për të njoftuar se do të ndryshojë Ligjin për FSK’në për t’i dhënë kompetenca në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës. Ka thënë se nisma e tij nuk bie ndesh me Kushtetutën e Republikës.

Në ceremoninë e cila po mbahet në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë presidenti Hashim  Thaçi bëri të ditur se shumë shpejtë në Kuvend do ta procedoj ligjin për themelimin e FSK’së.

“Në ditët në vijim shumë shpejtë brenda kompetencave të mija kushtetuese do të ndërmarr të gjitha kompetencat që transformimi i FSK’së të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK’n”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai është shprehur se askush nuk do të mund ta njollosë luftën e UÇK ‘së. Thaçi tha se lufta e drejtë u UÇK ‘së i solli Kosovës lirinë e dëshiruar me shekuj me rrallë.

“Lufta e drejtë për UCK’së, rezistenca e vazhdueshme qytetare dhe mbështetja e botës demokratike për Kosovës, sollën lirinë e Kosovës të ndërtuar me shekuj me rrallë. Asnjë sulm nga qarqe të caktuara nuk do të mund ta njollosë ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria jon çlirimtare mbetet pasuria më e madhe e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se sot bëhen 19 vjet nga fillimi i betejës tre ditore heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave të armikut.

Në ceremoninë e cila po mbahet në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë po marirn pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz