BallinaLajmeKufijtë e Ahtisaarit

Kufijtë e Ahtisaarit

Të ngjajshme

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Peleshi në takim me Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryekuvendari i Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë...

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar dokumentet që vetë i ka nxjerrë me rastin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

“Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (2013-2018)”, dokument ky i qasshëm në faqen zyrtare të Qeverisë, ia atribuon Kosovës një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi, nga ajo që është caktuar tani nga dy komisionet shtetërore.

Sipas kësaj strategjie, pikë e kalimit kufitar të trafikut rrugor në mes të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, është Kulla. Por me marrëveshjen e demarkacionit, kufiri ka zbritur nga Kulla në Savino Vodë dhe nga Çakorri në Kuqishtë.

Udhërrëfyes për punën e komisioneve është thënë që ka qenë Pakoja e Ahtisaarit mbi bazën e së cilës Kosova ka shpallur Pavarësinë. Por ekspertët e pavarur pretendojnë se Qeveria ka “keqinterpretuar” dokumentin e Ahtisaarit, për ta arsyetuar veten se Kosova nuk ka humbur territor.

Në kapitullin e Strategjisë së Qeverisë për ngritjen e standardeve të Policisë Kufitare flitet për ndërtimin e pikave të përbashkëta me shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Referencë është pika kufitare në Kullë. /koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz