BallinaRegjionaleDrenasAsambleisti i Drenasit nderon sakrificën e familjes Jashari

Asambleisti i Drenasit nderon sakrificën e familjes Jashari

Të ngjajshme

Hamza uron qytetarët për Fitër Bajramin, viziton myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me...

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Asambleisiti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha, i shoqëruar nga familja ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz të Skenderajt, për të nderuar veprën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Përmes rrjetit social facebook, Berisha shkruan:

Në Prekazin heroik, aty ku buron liria dhe atdhedashuria

Të dashur miq, dje se bashku me familje isha për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.

Pasi që sot fillon edhe Epopeja e Jasharjave, dashtë Zoti që këto ditë të sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare, të na shërbejnë si këndellje për të gjithë ne, për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë Republikës së Kosovës.

Respekt dhe nderim i përjetshëm për familjen Jashari si dhe të gjithë Dëshmoret dhe të rënët për lirinë e Atdheut. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz