back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportSkenderaj, fillon turneu "Adem Jashari" (FOTO)

Skenderaj, fillon turneu “Adem Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

Sot nisi fushata zyrtarisht, Imri Ahmeti: Rrugëtojmë për fitore

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Bayern zbulon statujën për Franz Beckenbauer para Allianz Arena

Bayern Munich ka nderuar legjendën e futbollit gjerman, Franz...

Në kuadër të manifestimit Epopeja e UÇK-së, sot në Skenderaj ka nisur turneu në volejboll për meshkuj “Kupa Adem Jashari”, transmeton Drenica Press.

Në edicionin e 16-të këtij turneu këtë vit po marrin pjesë KV Shutova nga Kërçova, KV Partizani nga Tirana, KV Prishtina Voley dhe KV Drenica R&Rukolli.

Hapjen zyrtare të turneut në emër të Komunës së Skenderajt dhe Këshillt Organizativ të manifestimit Epopeja e UÇK-së, e bëri Hajriz Koci.
Në hapje pjesëmarrësit i përshendeti edhe Nënkryetari i FVK-së dhe në emër të organizatorit, KV Drenica R&Rukolli, drejtori i këtij klubi.

Turneu do të vazhdojë edhe nesër në ditën e dytë kur do të dihet edhe fituesi i tij.
Finalja e turneut “Kupa Adem Jashari” do të zhvillohet rreth orës 13:00 në Qëndren e Kompetencës në Skenderaj.

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz