Sipas Mundo Deportive, gazetë e afërt me Barcelonën, lojtarët e Real Madrid nuk janë të kënaqur me sjelljen e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, për të cilin thonë se është egoist.
Sipas gazetës në këtë debat janë përfshirë edhe lojtarët si, Sergio Ramos, Marcelo dhe Luka Modric, njofton Klan Kosova.
Disa nga yjet e ekipit kanë thënë se kur Reali fiton Ronaldo ia lë meritat vetes, por kur Reali humb atëherë fajet I kanë të tjerët.