Skuadra e Llapit ka shënuar fitoren ndaj Gjilanit. Ekipi llapjan po i ndjek Trepçën ’89 dhe Prishtinën, të cilat po luftojnë për titull
Pas humbjes nga Besa, në xhiron e kaluar, Llapi është këndellur. Ekipi llapjan ka shënuar fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 1:0.
Hero i vendasve ishte Florim Bërbatovci, i cili e ka shënuar golin e fitores katër minuta pa përfunduar takimi, shkruan Express.
Pas kësaj fitore, Llapi ka tubuar 39 pikë, gjashtë më pak sesa lideri i tabelës, Trepça ’89, shkruan Express. Kurse, Gjilani mbetet në kuotën e 26 pikëve.
Kurse, ndeshje mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë, Trepçës dhe Ferizajt, ka përfunduar baras 1:1.
Pas këtij barazimi, ekipi nga Mitrovica ka 13 pikë, tri më pak sesa Ferizaj. /Express/