back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: E dhimbshme, arsimtari pak ditë para pensionimit ndërron jetë përball shkollës

Drenas: E dhimbshme, arsimtari pak ditë para pensionimit ndërron jetë përball shkollës

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit. Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër, njofton drenicapress.info

Mësimdhënësi Dibrani me një përvoj punë 40 vjeçare, ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave të komunës së Drenasit. Ai pritej të pensionohej me 23 mars të tij muaji.

Drenica Press ka arrit të mësoj sesi e kaloj ditën e fundit arsimtar i ndjerë. Abedin Dibrani i ka mbajt dy orët e para në SHFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, prej atje ka vazhduar rrugën në Drejtorinë e Arsimit në Drenas për të pyetur rreth procedurave të pensionimit. Nga DKA e Drenasit shkon në shkollën e Dritanit, ku edhe ka filluar karrierën e mësimdhënësit për të marrë vërtetimin e pensionimit, si dhe ka ftuar disa kolegë në ahengun i cili pritej të mbahej më 23 mars të këtij muaji. Arsimtari Dibrani ka vazhduar rrugën drejt Shkabës, me të mbërritë në vendin ku jepte mësim, është ulur në shitoren e Isaj Berishës përball shkollës “Xhevë Lladrovci” dhe në atë vend ka ndërruar jetë.

Drenica Press ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shkollës së Shkabajt “Xhevë Lladrovci”, Valdet Nika i cili për arsimtari e ndjerë u shpreh:

Është një ngjarje e dhimbshme e cila na prek të gjithëve, mua si drejtori i shkollës si dhe të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve.

Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, me një përvojë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin e Drenasit. Vlen të ceket kontributi i tij i çmuar në vitet e 90’ta. I ndjeri ka qenë i pajisur me të gjitha tiparet njerëzore, duke reflektuar jo vetëm në familje por dhe të nxënësit e tij. Të gjithë fëmijët e arsimtarit të ndjerë janë të pajisur me diploma universitare.

Ngjarja është edhe më e dhimbshme për ne si shkollë dhe kolektivë, meqë të mërkurën kemi filluar përgatitjen për pensionimin e tij, por fati deshi që të ndahet nga ne para kohe, u shpreh drejtori Nika për drenicapress.info

Valdet Nika ndër të tjera ka theksuar se Abedin Dibrani disa herë ka qenë i shpërblyer me mirënjohje si mësimdhënës i dalluar në nivel shkolle dhe në nivel komunal. Për nderë të ditës së mësuesit, më 7 mars, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të shpërblente me një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave.

Varrimi i të ndjerit  bëhet sot me 04.03.2017 ( e shtune) në ora 16 në varrezat e fshatit Gradicë. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz